Vjedhje në një pemishte në Lipjan, dëmtohen 60 ari sipërfaqe me fidane

Një vjedhje në një pemishte dyshohet se ka ndodhur në Lipjan.

Sipas Policisë një grua në Lipjan ka raportuar se persona të panjohur kanë kryer vjedhje në pronën e saj.

“Ka raportuar se të dyshuar të panjohur në pronën e saj (pemishte) kanë kryer vjedhje dhe i kanë dëmtuar 60 ari sipërfaqe  fidanë dhe rrethojat e pronës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

PK ka njoftuar se rasti është nën hetime.