Ilustrim
Vjedhje e rëndë në Skenderaj, policia arreston disa persona, konfiskon armë e telefona
31.8.2024 - 11:33
Tre persona të dyshuar janë identifikuar dhe arrestuar nga policia më 30.08.2024 nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë.
Rasti është regjistruar në Skenderaj, ndërsa policia ka thënë edhe se vjedhja kishte ndodhur më 17.08.2024.
Përvec arrestimit, policia ka kryer edhe bastisje e kontrolle në shtëpitë e të dyshuarve.
Gjatë kontrollit janë gjetur disa prova materiale të cilat edhe janë sekuestruar.
Policia arriti që të sekuestroj një pushkë gjysmë- automatike, telefona personal dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.
Të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.