Ilustrim

Vjedhje e rëndë në Prishtinë: një burri i vidhet kasaforta dhe pistoleta në shtëpi

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Kostruri” në Prishtinë, të hënën, më 03.02.2025. 

Siç bën të ditur Policia, NN ka raportuar se në shtëpinë e viktimës është vjedhur kasaforta, ku ishte një pistoletë me tre karikatorë, me nga 15 fishekë, për të cilën thuhet se ankuesi kishte leje. 

Policia njofton se rasti po hetohet.