Policia e Kosoves Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vjedhje e rëndë në Prishtinë, arrestohen tre shtetas të Shqipërisë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë. Viktimës grua persona të dyshuar i kanë thyer banesën – duke vjedhur një orë dore, stoli ari dhe një çelës të veturës.

Kështu ka bërë të ditur Policia, në Raportin 24-orësh, më 14.03.2025.

“Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur viktimës femër kosovare i është thyer banesa, ku i janë vjedhur orë dore, stoli ari dhe një çelës i veturës.” – thuhet në Raport.

Lidhur më këtë rast Policia ka arritur ta ndalojë veturën e dyshuar me targa të Shqipërisë, në të cilën ishin tre persona të dyshuar – shtetas të Shqipërisë.

Të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa gjësendet që janë gjendur në veturë janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, të dyshuarit me Vendim të Prokurorit janë dërguar në mbajtje.