Vjedhje e rëndë në Kamenicë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Kamenicë rreth orës 01:00.

Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendi të një objekti dhe kanë vjedhur para të gatshme.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një prerëse elektrike, një pajser dhe një sëpatë që dyshohet të jenë përdorur në rast.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.