Ilustrim

Vjedhje brenda QKMF-së në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar se ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në fshatin Guskë të Gjakovës.

Sipas njoftimit të policisë, ankuesja ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit të QKMF-së dhe nga aty kanë vjedhur një aparat për matjen e tensionit të gjakut dhe disa gjëra ushqimore.

Në lidhje me këtë rast nuk raportohet për persona të arrestuar.