Vjedhje brenda pompës së derivateve në Ferizaj

Një popë e derivateve në Ferizaj ishte cak i një vjedhje e cila ndodhi mbrëmë pas mesnatës.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orën 01:30 të mesnatës, në rrugën “Brahim Ademi”, në Ferizaj.

Sipas njoftimit të policisë, vjedhjen e ka kryer një person, i cili i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur viktimës 1 mijë euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore, por nuk raportohet për persona të lënduar.