Ilustrim

Vjedhje brenda kishës në Vitomiricë të Pejës

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e ditës së djeshme ka ndodhur një vjedhje e rëndë në Vitomiricë të Pejës.

Në bazë të njoftimit, një mbikëqyrës i kishës ka raportuar se në objektin përcjellës të kishës janë dëmtuar disa xhama të ditareve, dhe janë vjedhur sende të ndryshme.

Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, për të cilin është njoftuar edhe prokurori.