Foto Ilustrim: Vjedhje

Vjedhja e rëndë në Prizren, Policia gjen një pjesë të parave

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur më datën 30 gusht të këtij viti në Prizren.

Policia njofton se dje një burrë e ka raportuar rastin tek organet e drejtësisë nën dyshimin se në banesë disa të dyshuar të panjohur kanë vjedhur para.

Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ku lidhur me rastin është intervistuar një dëshmitare.

Gjatë marrjes së veprimeve policore pas informacioneve të siguruara është arritur të gjendet një pjesë e parave të raportuara si të vjedhura.