Vjedhja e mbi 2 milionë eurove, deri ku kanë shkuar hetimet?

Ushtruesi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i cili është i ftuar në emisionin në KALLXO.com është pyetur lidhur me hetimet me rastin e zhdukjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Mehmeti tha se janë ende duke punuar në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale, por diçka konkrete nuk shpalosi.

“Aktualisht ju e dini që një pjesë e parave është identifikuar dhe ka pasur arrestime për këtë rast. Aktualisht është duke u bashkëpunu me Prokurorinë Speciale. Identifikimi i parave të ndryshme në banka qoftë vendore apo jashtë, ose transaksione e kërkojnë një kohë të veten. Natyrisht nuk do të jetë pafundësisht. Mirëpo, deri këtu, ata janë duke punu, kanë ndërmarrë veprime. Ne do t’i përcjellim, unë personalisht do t’i mbikëqyr dhe jo vetëm këtë rast”, u shpreh Mehmeti.

Më shumë se dy milionë euro janë zhdukur nga Thesari i Shtetit në tetor.

www.kallxo.com