Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vjedhja e 2.1 milionëve, Hoti: Po adresoni pyetje në drejtim të gabuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti sot në një konferencë për media është pyetur lidhur me hetimet për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit, vitin e kaluar.

Zbardhja e këtij rasti ende nuk ka ndodhur, ndërsa Hoti ka thënë se pyetjet po adresohet në drejtim të gabuar, ndaj tij.

“Po bëhet shumë zhurmë pa të drejtë dhe po e adresoni pyetjen në drejtim të gabuar dhe prokuroria e heton këtë dhe është duke punuar me intensitet të plotë”, u shpreh ai.