Kryeministri Albin Kurti e ambasadori Qemal Minxhozi - Foto: ZKM

Vizitën e parë zyrtare kryeministri Kurti do ta realizojë në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Sipas një komunikate të Qeverisë, Kurti tha se Minxhozi është një mik i afërt i tij dhe se si kryeministër vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Shqipëri.

Ambasadori Minxhozi e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen dhe i shprehu urimet e popullit shqiptar e zyrtarëve të shtetit.

Të dy palët u pajtuan se bashkëpunimi në mes dy vendeve do të jetë shumë i afërt dhe se do të vazhdojnë e do t’i rrisin investimet strategjike për të dy vendet tona.

Ambasadori shqiptar dje gjatë pauzës së seancës plenare është prononcuar për KALLXO.com lidhur me zhvillimet në Kuvend.

Ai i kishte quajtur normale akuzat e opozitës drejtuar qeverisë në ardhje.

Kryeministri i vendit ka takuar gjatë ditës edhe ambasadorin amerikan.

Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit