Foto: Komuna e Ferizajt

Vizita mjekësore për nxënësit e Ferizajt

Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se kanë vazhduar vizitat shëndetësore në shkolla.

Gjatë ditës së sotme, nxënësit e shkollës në fshatin Cërnillë janë kontrolluar për higjienën orale

Një ekip nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, i përbërë nga mjekë stomatolog dhe ndihmësit e tyre dolën sot në vizitë, nxënësve të shkollës së fshatit Cërnillë. Njofton Komuna e Ferizajt

Higjiena orale, evidentimi i shëndetit të dhëmbëve të nxënësve dhe udhëzimet për trajtimin eventual, ishin qëllimi i kësaj vizite.

Nxënësit të befasuar me vizitën, bën kontrollet e tyre ku për secilin nga ta u evidentuan problemet eventuale me sugjerimin që të njoftohen prindërit.

Nisma të tilla, të kontrolleve sistematike shëndetësore në shkolla, janë të domosdoshme e veçanërisht në planin e parandalues për të evituar problemet e mundshme shëndetësore të nxënësve.

Ndonëse filluar më parë, vazhdimi dhe fuqizimi i këtyre nismave është objektiv i qeverisë lokale në planin e kujdesit shëndetësor, deklaron tutje në njoftimin e komunës  së Ferizajt

Ferizajt , higjiena në Shkolla, Komuna e Ferizajt.