Vizita e presidentes në Francë, Osmani takohet me delegacione nga mbarë bota 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Francë, ku po merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpke që po mbahen në kryqytetin francez.

Ajo dje, më 26.07.2024 është pritur nga presidenti frances Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée, në Paris.

Ndërkaq, gjatë vizitës së saj në Francë, Osmani ka thënë se është takuar edhe me liderë e delegacione nga mbarë bota dhe përfaqësues të shteteve të tjera, ku thotë se  kanë diskutar për raportet ndërmjet shteteve.

“Fuqizimi i miqësive dhe partneriteteve me shtetet anekënd botës është në interes të vendit dhe qytetarëve tanë. Përveç Presidentit francez dhe Zonjës së Parë franceze, gjatë ngjarjeve zyrtare takuam gjithashtu Zonjën e Parë të SHBA-ve, Dr. Jill Biden; Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar; Mbretin e Holandës; Mbretin dhe Mbretëreshën e Danimarkës; Mbretin dhe Mbretëreshën e Belgjikës; Emirin e Katarit; Mbretin e Butanit; Dukën dhe Dukeshën e Luksemburgut; Presidentin e Paraguajit; Kryeministrin e Holandës; Presidentin e Madagaskarit; Presidentin e Polonisë; Presidentin e Portugalisë; Kryeministrin e Belgjikës; Presidenten e Sllovenisë; Presidentin e Singaporit; Presidentin e Bullgarisë; Presidenten e Gjeorgjisë; Kryeministrin e Sao Tome dhe Principes; Presidentin e Xhibutit; Presidenten e Etiopisë; Presidentin e Guinea-Bissau; Presidentin e Letonisë; Presidentin e Sierra Leones; Zv.Presidentin e Zimbabvesë; Kryeministrin e Sllovenisë; Kryeministrin e Shqipërisë; Presidentin e Kirgizistanit; Presidentin e Bosnje dhe Hercegovinës; Presidentin e Malit të Zi; Kryeministrin e Irlandës; Kryeministrin e Libanit; Kryeministrin e Austrisë; Kryeministrin e Lihtenshtajnit; Kryeministrin e Malit të Zi; Zonjën e Parë të Brazilit, si dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë të pranishëm në këto aktivitete, – ka shkruar Osmani në facebook, sot më 27.07.2024.