Vizita e 'mistershme' e Richard Grenell në Prishtinë

Ish i dërguari special për dialogun Kosova-Serbi nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, Richard Grenell sot po qëndron në Kosovë.

Ai para pak orësh ka publikuar disa fotografi nga sheshet kryesore të Prishtinës.

Agjenda e Grenell nuk dihet, ndërsa KALLXO.com ka kontaktuar deputetët dhe zyrtarët për media të partive politike opozitare në Kosovë nëse do të kenë takime.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Gashi shef i grupit tha që ai personalisht nuk do të takohet.

“Thirre zëdhënësin e LDK-së, unë jo, për të tjerët nuk e di. Nuk besoj që do të ketë dikush ndonjë takim”, tha ai.

KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësen e LDK-së, Sibel Halimin, por e njëjta ka thënë se nuk e di nëse ka ndonjë takim sepse janë të angazhuar me fushatë.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe shefin e grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirin i cili ka thënë që nuk është në dijeni nëse dikush nga AAK ka takim me Grenell.

“Unë nuk e kam këtë informatë, mund të kontaktosh edhe selinë, unë nuk kam ndonjë informatë dhe s’kam ndonjë takim me të”, tha ai.

KALLXO.com ka kontaktuar, zëdhënësin e PDK-së Faton Abduallhun, shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahirin, kryetarin e kësaj partie Memli Krasniqin, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Edhe nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kanë konfirmuar se nuk ka ndonjë takim me Grenell.

“Nuk kam ndonjë informacion nëse ka pasur kërkesë për takim”, tha për KALLXO.com, Arlind Manxhuka zëdhënësi i LVV-së.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë së Kosovës tha që nuk ka të paraparë ndonjë takim Grenell-Kurti.

“Nuk ka ndonjë takim te tille në agjende të ditës”, tha Kryeziu për KALLXO.com.

Grenell vizitën në Kosovë e bëri pas vizitës në Shqipëri.

Veçse në Shqipëri, ish-emisari për dialog u prit nga presidenti shqiptar Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Kjo vizitë e Grenell vie dy ditë, pas deklaratës së analistit nga Serbia, Dushan Janjiq i cili tha se Grenell, paguhet 100 mijë dollarë në muaj nga shteti serb për lobim.

Grenell kishte qenë emisar për dialogun Kosovë-Serbi në kohën e administratës Trump. Ai njihet për polemikat e shumta me kryeministrin aktual Albin Kurtin si dhe presidenten Vjosa Osmani.

Më 4 shtator 2020, ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, patën nënshkruar zotimet që njihet si Marrëveshja e Uashingtonit.

Grenell kishte qenë emisar special për dialogun Kosovë-Serbi në kohën e administratës Trump. Ai njihet për polemikat e shumta me kryeministrin aktual Albin Kurtin si dhe presidenten Vjosa Osmani.

Më 4 shtator 2020, ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, patën nënshkruar zotimet që njihet si Marrëveshja e Uashingtonit.