Vizita e Latifit në SHBA, Kurti thotë se nuk do e cenojë punën e Ministrisë së Shëndetësisë

Kryeministri Albin Kurti ka sqaruar qëllimin e vizitës së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë konferencës së mbajturi sot pas mbledhjeje së Qeverisë, Kurti ka thënë se vizita e ministrit Latifi në SHBA nuk do ta cenojë bashkërendimin dhe funksionimin e Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë kohë pandemie.

“Ai i koordinon punët, nuk ka person që nuk punon online, shpejtë i është dashur të vijë në Kosovë. Nuk mund të them që është për qëllime personale, sa për shkaqe që kanë të bëjnë me punën që ka bërë atje. Janë disa çështje të vogla teknike që janë të natyrës profesionale. Ai më ka siguruar që nuk do ta cenojë bashkërendimin dhe funksionimin e MSH në pandemi”, ka thënë kryeministri Kurti.

Në kohën kur në Kosovë vjen ‘Omicron’, ministri Rifat Latifi udhëton në ShBA