Vitomiricë, kanosje me vrasje

Një person është arrestuar në Vitomiricë të Pejës pasi kishte kanosur një tjetër person me vrasje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:30 për arsye të mosmarrëveshjeve të mëhershme ndërmjet dy personave.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.