Foto: Ilustrim

Vitiasi arrestohet pasi rrahu gruan dhe djalin

Një burrë nga Vitia është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht gruan dhe djalin e tij.

Në raportin e Policisë thuhet se viktimat kanë marrë trajtim mjekësor, derisa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri, një revole me 15 fishekë dhe një pushkë gjuetie.

Tutje në raport potencohet se me vendim të prokurori i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje në mëngjes.