Vitia për vaksinat: Për 50 ditë kemi punuar më shumë se 5 muaj të Qeverisë Hoti

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës tha se për mbi 50 ditë në krye të këtij dikasteri, ka bërë më shumë se ish-ministri paraprak sa i përket sigurimit të vaksinave.

“Ish-Qeveria e ka formuar komisionin për negocim të vaksinës më 7 dhjetor, do të thotë në kohën kur Shqipëria dhe fqinji ynë verior kishin filluar t’i marrin vaksinat… Unë ju garantoj që këto vonesa disamujore, deri më 23 mars kanë shtuar dinamikën dhe për 50 e sa ditë të Qeverisë Kurti 2 është bërë më shumë se sa për 5 muaj e më shumë të Qeverisë paraprake”, tha Vitia.

Ai shtoi se procesi i vaksinimit do të mbulojë  60% të qytetarëve deri në fund të vitit 2021.