Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vitia nga Deçani: Do të bëjmë maksimumin t’u dalim në ndihmë qytetarëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas shpalljes së gjendjes alarmante në Deçan ka shkuar në një vizitë në Deçan.

Në një konferencë për media, Vitia ka thënë se së bashku me Komunën e Deçanit do të bëjmë maksimumin t’i dalim në ndihmë qytetarëve.

Sa i përket dy vdekjeve të dyshimta në Deçan, për të cilat Prokuroria nuk e di nëse viktimat kanë qenë të helmuara, Vitia tha se rastet nuk lidhen me gjendjen aktuale.

“Sa e mora vesh unë dy rastet [e vdekjes] nuk kanë të bëjnë fare me situatën aktuale”, ka thënë ai.

Pas helmimit të qindra qytetarëve, shpallet gjendje emergjente në Deçan