Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vitia: Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme, do të ndihmojnë në vaksinimin masiv të qytetarëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke raportuar në Komisionin parlamentar për Shëndetësi ka deklaruar se Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Brendshme do të ndihmojnë në vaksinimin masiv të qytetarëve, që do të fillojë më 15 qershor.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes do të ndihmojnë në planin masiv të vaksinimit. Do të jenë 270 ekipe që sipas nevojës, mund të bëjnë vaksinimin e 500 mijë qytetarëve brenda një muaji”, ka thënë ai.

Viti ka bërë të ditur se procesi i vaksinimit në Kosovë, ka shkuar mirë deri më tash, pasi nga mbi 65 mijë të vaksinuar, tek asnjëri syresh nuk janë shfaqur efekte anësore.

“Dhe ftoj të gjithë qytetarët që të marrin vaksinën pa asnjë hezitim”, ka thënë Vitia.

Arben Vitia: Kemi nënshkruar planin për vaksinim masiv, fillon me 15 qershor