Votimi i kandidatit të LVV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia më 14 nëntor 2021, Foto: Arben Vitia - Facebook

Vitia komenton rezultatet e para për Prishtinën (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, ka thënë se sondazhet kredibile e vendosin atë të parin me vota.

Vitia po ashtu tha se po presin rezultatet edhe nga komisionerët e LVV-së.

“Ne këtu jemi sonte pavarësisht asaj që kemi marrë rezultatet nga Exit Poll-i nga kompanitë më kredibile, që ne jemi përpara në krahasim me kundërkandidatin nga LDK-ja. Ne jemi duke pritur rezultatin dhe natyrisht posa që të marrim rezultatet përfundimtare edhe nga komisinerët tonë, por 4edhe nga nga rezultatet e KQZ do të dalim dhe të ju njoftojmë me ato përfundimtare”, tha ai.

Vitia shtoi se sipas sondazheve ata prijnë me 2 pikë.

Ai shtoi se Kosova është shembull për organizimin e zgjedhjeve.

Arben Vitia nga LVV ka garuar në balotazh me Përparim Ramën nga LDK-ja.

KËTU mund t’i shihni rezultatet live nga KQZ.