Ilustrim

Vitia: Kemi mbyllur disa laboratorë të papërgjegjshëm

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka thënë se janë duke punuar për digjitalizimin e certifikatës së vaksinimit në mënyrë që të njihet në të gjitha vendet.

Sipas ministrit Vitia, disa laboratorë të licencuara tashmë janë mbyllur pas keqpërdorimeve e disa persona janë arrestuar.

“Një numër i madh i laboratorëve janë certifikuar për teste për COVID-19 dhe me marrjen e informacioneve për laboratorë të papërgjegjshëm ne kemi angazhuar inspektoratin bashke më policinë disa janë mbyllur dhe disa janë arrestuar. Ndërsa sa i përket certifikatës së vaksinimit, jemi duke punuar në digjitalizimin e kësaj certifikate bashkë më AShI që te njihet në gjitha vendet”, ka thënë Vitia.