Foto: Fatrion Ibrahimi/KALLXO.com

Vitia: Ka kaluar koha kur deputetët vijnë në MSH e kërkojnë të shkelet ligji

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot në seancë të Kuvendit ka folur për Ligjin për produktetet medicinale duke theksuar se miratimi i këtij ligji në Qeveri është lajm i mirë.

Ai tha se do të donte që ky ligj të miratohej më herët, duke shtuar në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë e PAN-it nuk është proceduar asnjë ligj.

“Sa ligje për shëndetësinë i ka proceduar në Kuvend Qeveria e PAN-it. Zero. Asnjë ligj në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë e PAN-it nuk është proceduar. Se pse nuk është bërë më herët ky ligj duhet t’i pyesni qeveritë tuaja, jo ne”, tha Vitia.

“Po çuditem si mundet një ligjvënës të kërkojë nga Ministria ta shkelë ligjin. Unë nuk e shkeli. Unë nuk e shkeli deputetë, nuk e shkeli. A e dini pse, ka kaluar koha kur deputetët vijnë në Ministri të Shëndetësisë dhe në Zyrë të Prokurimit e kërkojnë të shkelet ligji”- tha Vitia.

Ai ka thënë se sa i përket Ligjit të pagave, duhet pyetur mjekët në tërësi se sa janë të kënaqur.

“Mos jepni konstatime, pyteni mjekët se mua po më shkruajnë ndryshe, pastaj vijmë dhe i diskutojmë”- tha tutje ai.

Vitia sot u është përgjigjur edhe kritikave se në institucione shëndetësore po kryhen më pak shërbime mjekësore.

“Është e pavërtetë që shërbime ka më pak. Shërbime ka më shumë dhe po hapen çdo herë më shumë. Për herë të parë është funksionuar laparaskopia. Edhe dita e ditës po shtohen Është bërë rezonoanca magnetike në Pejë, deri në shtator, tetor do të bëhet në Prizren, edhe në Klinikën e Pediatrisë”- shtoi ministri Vitia.