Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vitia: Ju garantoj se nuk do ta shkel asnjë masë kundër COVID-19 gjatë fushatës për Prishtinën

Ministri tashmë i dorëhequr i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se nuk do të shkelë asnjë prej rregullave të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë fushatës që do të zhvillojë për Prishtinën.

Po ashtu ai bëri thirrje te të gjitha partitë politike që të respektojnë masat kundër COVID-19 qe janë vendosur nga Qeveria e Kosovës.

“Mund të ju garantojë që fushata ime do të bazohet mbi rregullat që janë vendosur në vendimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë. Ju bëj thirrje partive politike që të respektojnë masat që janë vendosur nga Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Vitia.

Jep dorëheqje Arben Vitia