Vitia: Jemi në bisedime të drejtpërdrejta me të gjitha kompanitë e vaksinave për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot gjatë seancës së Kuvendit tha se janë në bisedime të drejtpërdrejta me të gjitha kompanitë prodhuese të vaksinave kundër COVID-19, dhe me disa prej tyre janë në rrugë të mirë për të pasur një marrëveshje shumë optimiste.

“Mund t’ju siguroj që jemi në rrugë të mbarë që me të gjithë aktërt që po na ndihmojnë për vaksinimin e nevojshëm për sigurim të vaksinave për imunizimin e 60 për qind të grupmoshave që u lejohet vaksnimi deri në fund të vitit”, tha Vitia.

Vitia tha që për shkaqe të konfidencialitetit të negociatave, nuk mund të jap më shumë informacione në lidhje sigurimin e vaksinave.