Vitia flet për infermierët që po protestojnë, Zemaj e quan mashtrues

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka komentuar protestën e infermierëve të cilët kishin lidhur kontrata nga projekti i Bankës Botërore.

Ministria Vitia tha se infermierët nga projekti i Bankës Botërore kanë lidh kontrata kur ka pas nevojë të jashtëzakonshme për këta infermier për shkak të numrit të madh të pacientëve.

Sipas tij kontratat kanë pas afat të caktuar, deri shtoi se kushdo që i ka premtuar atyre se do të vazhdohet ky afat, i ka mashtruar.

“Nëse ish ministri apo kushdo tjetër ju ka premtu se mund t’ju vazhdohet ky afat atë herë ata fatkeqësisht janë mashtruar. Ne kemi respekt maksimal për kontributin e këtyre infermierëve. Ata kanë pas kontratë me Bankën Botërore. Nga marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të kalojnë në buxhetin e RKS”, tha Vitia.

Ai tregoi se ka pas konkurs të ri për infermier dhe që gjithë këta infermier sipas tij kanë mundur të aplikojnë.

“Nëse ju ka bërë ndonjë premtim që ata mund të vazhdojnë pas asaj kontrate sinqerisht ndihem keq për infermierët dhe në emër institucional ju kërkoj falje”, tha Vitia.

Menjëherë ka reaguar  ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tani deputet i LDK-së.

“Ministri aktual më ftoj në diçka që më vjen keq edhe për fjalorin e tij tipik mashtrues. Mashtrues ordiner. Angazhimi i stafit mjekësor dhe operacional është bërë në bazë të ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, tha në mes tjerash Zemaj.

Vazhdon protesta e infermierëve, nesër do të dorëzohet peticioni tek krerët e lartë të shtetit