Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vitia: Do të jem i koncentruar vetëm në pandemi derisa kryeministri të më zëvendësoj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka thënë se fokusimi i tij është vetëm në pandeminë COVID-19 dhe jo në garën për kryetarin e Prishtinës.

Sipas tij, pandemia do të jetë fokusimi kryesor derisa të zëvendësohet nga Zyra e Kryeministrit me një ministër tjetër.

“Për sqarim unë jam Arben Vitia kur kam qenë drejtor i shëndetësisë edhe tani ministër, jam i njëjti në kohë të ndryshme dhe unë skam folur për asnjë moment për kandidimin dhe i gjithë koncentrimi im është në pandeminë dhe s’kam bërë fushatë dhe jam fokusuar 100% në këtë temë dhe kjo do te jetë hera e fundit qe flas. Do të jem këtu derisa kryeministri do të vendos se me kë do të më zëvendësojë”, ka deklaruar Vitia në konferencë për media.