Vitia dhe Orlando diskutojnë për projektet e përbashkëta në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në sektorin e shëndetësisë ishin temë kryesore e takimit.

Ndër të tjera ata diskutuan edhe për mbështetjen e projekteve duke u bazuar në nevojat e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Vitia falënderoi përmes Ambasadorit Orlando shtetin e Italisë për projektet e deritanishme të realizuara në shëndetësinë e Kosovës.

Po ashtu për të ardhmen u dakorduan që të vazhdojë koordinimi dhe investimet të jenë efektive që të ndikojnë në ngritjen e kompetencës profesionale për profesionistët shëndetësor në Kosovë, me qëllim që qytetarëve t’u sigurohen shërbime korrekte shëndetësore, cilësore dhe të sigurta.