Vitia: Deri në fund të muajit pritet të vijë kontingjenti i parë i vaksinave nga kontrata me ‘Pfizer’

Kontingjenti i parë i vaksinave nga kontrata me kompaninë ‘Pfizer’ pritet të vijë në Kosovë deri në fund të qershorit.

Kështu ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Deri në fund të muajit pritet të vijë kontingjenti i parë i vaksinave nga kontrata që e kemi siguruar me kompaninë ‘Pfizer’, si dhe diku rreth 40 mijë doza pritet të vijnë gjatë këtij muaji nga COVAX”, tha ai.

Vitia ka deklaruar se objektivi i tyre është që deri në fund të vitit të vaksinohen 60% të qytetarëve.

“Deri në fund të vitit do të kemi në dispozicion rreth 2 milionë doza të vaksinave anti-COVID, dhe nëse e bëjmë një llogaritje i bie që brenda muajit të kemi mundësinë që brenda muajit të vaksinojmë 320 mijë qytetarë”, tregon tutje.

Vaksinimi masiv kundër COVID-19 në Kosovë ka filluar sot.

Nga të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është bërë e ditur se rreth 99 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më tani në nivel vendi.

Vitia: Objektivi ynë mbetet vaksinimi i 60% të qytetarëve