Komuna e Vitisë (Ilustrim)

Vitia bëhet me muze komunal

Qyteti i Vitisë do të bëhet me muze komunal. Muzeu Komunal i Qytetit të Vitisë do të funksionalizohet  në objektin e vjetër, ku dikur gjendej Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë.

Përmes një njoftimi për media, Komuna e Vitisë ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme kanë nisur punimet për renovimin e këtij objekti, me qëllim të shndërrimit në muze.

Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë, ka thënë me këtë rast se është shumë e rëndësishme që në qendër të qytetit të Vitisë të ketë një muze.

“Kjo më qëllimin më të mirë që qytetarët dhe vizitorët të njihen me të kaluarën e vendit tonë. Fatmirësisht falë bashkëfinancimit tonë me Bashkimin Evropian kjo do të realizohet së shpejti pasi që sot vetëm se kanë filluar punimet në rregullimin e objektit”, citohet të ketë thënë kryetari Haliti.

Projekti për funksionalizimin e Muzeu të Vitisë parashihet të bëhet në bashkëfinancim në mes të Komunës së Vitisë dhe Bashkimit Evropian.

Vlera e projektit do të jetë rreth 30 mijë euro, ku 15 mijë euro do jepen nga komuna, ndërsa 15 mijë të tjera nga BE-ja.