Viti, vetura përplaset në garazh

Një aksident ka ndodhur në Smirë të Vitisë dje.

Policia njofton se derisa një burrë po voziste nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka shkaktuar vet aksident trafiku duke përfunduar jashtë rruge.

Sipas njoftimit, shoferi më pas  është përplasur në një objekt-garazh.

Si pasojë, i dyshuari-drejtuesi  ka pësuar lëndime të rënda, dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin e Gjilanit, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.