Ilustrim

Viti, vetaksident nga pakujdesia

Në rrugën ‘Kllokot’ të Vitisë ka ndodhur një aksident trafiku me një veturë të përfshirë, ku drejtuese ka qenë një femër më shtetësi kosovare.

Sipas Policisë, deri tek ky vetaksident ka ardhur si pasojë e vozitjes së pakujdesshme duke mos i’u përshtatur kushteve të rrugës.

Tutje sipas policisë, drejtuesja ka pësuar lëndime dhe po trajtohet në Spitalin e Gjilanit.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 03:10.