
Ilustrim
Viti, vdes një person pasi rrokulliset me traktor
18.5.2020 - 10:32
Një person në Viti ka vdekur gjatë ditës së djeshme pas një aksidenti që ka pësuar me traktor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhue dje rreth orës 17:45, ku viktima ishte rrokullisur me traktor derisa kishte shkuar për të marrë dru.
Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse dhe kanë tërhequr viktimën nga vendi i ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.