Viti, sulmohet një zyrtar i KEDS-it

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se një zyrtar i KEDS-it është sulmuar në zyrën e tij nga një person tjetër.

Rasti ka ndodhur në Viti.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht në zyrën e tij viktimën mashkull  kosovar  zyrtar i KEDS-it. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.