Ilustrim

Viti, sulmohet një shtëpi me armë zjarri

Dje, në orët e para të mëngjesit, një shtëpi në Viti është sulmuar me armë zjarri.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Ankuesi ka informuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij, ku dy predha kanë goditur murin e shtëpisë dhe një predhë ka depërtuar brenda shtëpisë dhe ka goditur dritën e dhomës”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe një fishekë.