Foto: KALLXO.com

Viti, rrah vëllanë dhe kunatën

Policia ka arrestuar dje në Viti një person nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familje.

Policia thotë se i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht vëllanë dhe bashkëshorten e vëllait.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 9 :00.