Viti, rasti i parë me COVID-19 del negativ në testin e fundit

Një burrë në moshën 77 vjeçare ishte rasti i parë i konfirmuar në Kosovë me coronavirus.

E pas më shumë se dy javë, burri nga Komuna e Vitisë ka rezultuar negativ me COVID-19.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Sokol Haliti, kryetar i Vitisë.

“Mbrëmë më kanë thirrë nga Instituti i Shëndetit Publik dhe 77 viçari bashkë me bashkëshorten që janë në spital kanë rezultu sipas testit të djeshëm negativ. Është e vërtetë”, tha Haliti.

“77 vjeçari ka qenë i hospitalizuar dhe është ende”, ka thënë tutje kryetari i Komunës së Vitisë.

Haliti ka thënë se Vitia vazhdon të mbetet e izoluar. Për këtë, ai ka kërkuar ndihmë nga niveli qendror për pako ushqimore e pajisje medicionale.

“Nuk e kemi pasur lehtë, por jemi organizuar të gjithë dhe ia kemi dal besoj, të gjithë bashkë. Furnizime kemi nevojë shumë, edhe për pako ushqimore sepse që tash e 16 ditë jemi në izolim, e kemi nevojë për pako ushqimore dhe medicionale”, ka thënë Sokol Haliti.

Në Kosovë deri më tani janë paraqitur 106 raste të infektuar me COVID-19.

77 vjeçari me coronavirus hyri në Kosovë më 5 mars nga Italia