Viti, punëtori i ndërtimtarisë punon në rrezik të lartë - VIDEO

Një qytetar nga Vitia ka dërguar një video në adresë të KALLXO.com, në të cilën shihet një punëtor i ndërtimtarisë duke punuar në rrezik të lartë në një ndërtesë.

Në videon e dërguar, punëtori shihet duke punuar pa mjete mbrojtëse duke e vënë veten në rrezik.

Në anën tjetër, në vendpunishtet në sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë gjatë  vitit 2020 kanë vdekur 6 persona, ndërsa janë vetëm 30 inspektorë aktiv që inspektojnë.

Përveç Ligjit të Punës, në aspektin legjislativ, punëtorët në Kosovë mbrohen edhe me Ligjin për Siguri në Punë, për Mbrojtjen e Shëndetit të të Punësuarve dhe Ambientin e Punës.

Sipas ligjeve në fuqi, punëdhënësi është i detyruar t’i sigurojë kushtet e nevojshme për mbrojtje në punë, me të cilat sigurohet mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të të punësuarve, në të kundërtën, shqiptohen gjoba.

Dënimet për punëdhënësit, për shkak të mungesës së sigurisë në ambientet e punës, sipas ligjit janë nga 100 deri në 20 mijë euro.