Foto: KALLXO.com

Viti, prona bëhet "mollë sherri" mes tre personave

Një person nga Vitia për shkak të një kontesti pronësor ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave tjerë.

Sipas policisë, kjo ka ardhur pas një mosmarrëveshje rreth pronës dhe pas bastisjes që është bërë në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri: një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me gas.

Sipas policisë, i dyshuari është në mbajtje për 48 orë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00 dhe policia e ka cilësuar si vrasje në tentativë.