Ilustrim

Viti, Policia sekuestroi 60 dele të kontrabanduara

Dje rreth orës 14:00, gjatë patrullimit, zyrtarë të Policisë kufitare kanë hasur në disa kafshë në livadhe për të cilat kanë qenë duke u kujdesur dy persona të mitur.

Në raportin e Policisë thuhet se në momentin që zyrtarët policor janë ndalur, dy personat e mitur kanë ikur në drejtim të pyllit.

Gjatë verifikimit të kafshëve, Policia ka vërejtur se delet nuk kanë matrikula.

Tutje, sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është paraqitur edhe i dyshuari që është prezantuar si pronar i tyre.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në 60 krerë dele, dy dhi dhe tre keca.

Me urdhër të Prokurorit rasti është klasifikuar si ‘Kontrabandim me kafshë’ dhe lënda është dërguar në Doganën e Kosovës.