Viti, policët përdorin armët kundër hajnave

Zyrtarët policorë të Kosovës kanë përdorur armët e zjarrit kundër disa të dyshuarve, të cilët, të maskuar dhe të armatosur, kishin kryer një vjedhje.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në Viti, dje rreth orës 2:30 të mëngjesit.

Një qytetar kishte raportuar në Polici se tre-katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur cigare nga një kioskë.

Njësitë e policore kanë reaguar me shpejtësi dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri, me ç’rast edhe zyrtarët policorë kanë përdorur armët e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar gjashtë gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe Inspektorati Policor i Kosovës.