Foto: Policia e Kosovës

Viti, po hetohej për dhunë ndaj bashkëshortes, policët i gjejnë edhe armë e plumba

Policët hetues të stacionit në Viti gjatë hetimit të një rasti të dhunës në familje të ushtruar nga i dyshuari A.E. (1974) ndaj bashkëshortes së tij S.E. (1989), me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën një revole e tipit SIG e kalibrit 9 mm. së bashku me një karikator dhe pesë fishekë të kalibrit 9 mm.

I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngrihet kallëzim penal për veprat penale – armëmbajtje pa leje dhe  dhunë në familje dhe i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë.