Viti: Nisë dezinfektimi i hapsirave

Nisin dezinfektimet në Vitisë raporton se brenda qytetit janë parë njësi të cilat kanë dezinfektuar hapsira publike në këtë zonë.

Fotografitë tregojnë se jeta në qytet po zhvillohet normalisht me obligimin që qytetarët mos të dalin në rrugë.

Barnatoret,marketet dhe furrat e bukës janë duke punuar normalisht ndërsa rrugët të cilat të nxjerrin nga komuna janë të bllokuara nga policia siç shihet edhe në pamjet e filmuara nga gazetari i KALLXo.com.

Nga kjo komunë deri më tani janë regjistruar dy të prekur nga virusi corona ndërsa komuna është në karantinë që nga mbrëmë.