Komuna e Vitisë, Foto: Komuna e Vitisë/Facebook

Viti: Nga 15 korriku mbyllet çerdhja publike 'Gëzimi Ynë'

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në Viti, kanë vendosur që nga data 15 korrik të mbyllet çerdhja publike “Gëzimi Ynë“, për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.

“Ne duhet të respektojmë masat mbrojtëse kundër parandalimit të përhapjes së virusit pandemik COVID-19. Prandaj kërkoj nga secili qytetar vitias që të kenë kujdes të shtuar, të vendosin maska, të mbajnë distancën dhe higjienën personale vetëm kështu mund të parandalojmë përhapjen e këtij virusi”, thuhet të ketë thënë Kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Ndërsa, komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili thuhet të ketë thënë se nga nesër do të jepen vrejtje për personat të cilët nuk përdorin maska.

“Gjendja e sigurisë në komunën tonë është e mirë por rreziku nga virusi pandemik është gjithandej. Prandaj kërkoj nga qytetarët tanë të jenë të disiplinuar dhe të respektojnë masat kundër këtij virusi. Nga nesër ne do të tërheqim vërejtjen qytetarëve të cilët nuk përdorin maska pasi që po rrezikojnë shëndetin publik “, është shprehur Halili.

Në komunën e Vitisë janë 27 raste aktive me COVID-19.

Në Kosovë janë 4715 persona të infektuar, 2227 të shëruar, 101 të vdekur.