Ilustrim

Viti - Nëna raporton vajzën e zhdukur, policia po e kërkon

Një grua nga fshati Binqë i Vitisë ka raportuar të hënën në Polici, zhdukjen e bijës së saj.

Sipas Policisë, ankuesja ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia me datë 21 nëntor 2021 rreth orës 14:00 dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Rasti është në procedurë hetimore, thuhet në njoftimin e PK-së.