FOTO: Policia e Kosoves Sekuestrimi i barnave te vjedhura, ilustrim

Viti, ndalohet automjeti që kontrabandonte barna nga Maqedonia e Veriut

Patrulla policore kufitare, në Viti ka vërejtur barna të kontrabanduara në një automjet me targa vendore.

“Patrulla policore kufitare, ka ndaluar automjetin me targa vendore në të cilin kishte të ngarkuar një sasi të konsiderueshme të barnave të llojeve të ndryshme” – thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë thuhet se barnat dyshohet të jenë futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut dhe origjina e tyre dyshohet të jetë nga Turqia.

“Automjeti dhe barnat janë dërguar në terminal doganor” – thuhet në njoftim.