Arrestim i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Viti: Mosmarrëveshja mes 6 personave përfundon me rrahje

Policia e Kosovës njofton se në sheshin “Njazi Azemi” në Viti, pas një mosmarrëveshje, gjashtë persona janë rrahur mes vete dje rreth orës 17:50.

Sipas policisë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore  dhe janë dërguar në tretman mjekësor.

Ndërsa pesë të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje ndërsa një gjendet në arrati.