Viti - Konfiskohen vajra motorike

Policia e Kosovës dje ka konfiskuar 1,284 litra vaj motorik në Viti.

E kjo është bërë pasi që policia e ka ndalur fugonin me vozitësin, cili ishte duke transportuar vaj motorik pa dokumentet përkatëse.

Tutje policia ka thënë se i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.