Arkiv

Viti, konfiskohen 24 krerë bagëti pa dokumente

Policia ka njoftuar se kanë konfiskuar 24 krerë bagëti.

Të njëjtat sipas policisë ishin pa dokumente dhe sipas tyre po tentohej të kontrabandoheshin.

Rasti ka ndodhur në fshatin Germovë të Komunës së Vitisë.

Policia kishte hasur në kamionin të cilin e drejtonte i dyshuari dhe pas kontrollit në pjesën e prape të kamionit kishin gjetur krerët e bagëtisë pa asnjë dokument.

Me vendim të prokurorit bagëtitë janë konfiskuar dhe është njoftuar njësiti i AVUK.